Vjedh 4 biçikleta në dy javë, vihet në pranga në Durrës

Vjedh 4 biçikleta në dy javë, vihet në pranga në Durrës

Vodhi 4 biçikleta gjatë dy javëve të fundit, vihet në pranga i dyshuari në Durrës, me precedentë për të njëjtën vepër penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas disa denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të biçikletave të tyre, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin Kristo Myftari, 40 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari, gjatë muajit shtator 2023, ka vjedhur në lagjet nr. 4, nr. 5 dhe nr. 17, biçikletat e 4 shtetasve të ndryshëm.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të vjedhura.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi K. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy