Një automjet që drejtohej nga 14-vjeçari me iniciale P. M ka aksidentuar për vdekje shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 15:30. I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë.
Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me Barbullojë e Re, shtetasi i mitur P. M. 14 vjeç, duke drejtuar një automjet, ka aksidentuar shtetasin F. L. 63 vjeç, i cili po lëvizte me motoçikletë.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.
I mituri është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale bazuar procedurës standarde të punës dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



