
Ambasada gjermane në Tiranë reagoi sot për sulmin e mbrëmshëm në kryeqytet, ndaj një 21-vjeçareje, anëtare të komunitetit transgjinor.
Thirrja e selisë diplomatike është që të zbardhet ngjarja dhe të mos shënohet më raste të tilla.
“Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë. Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit.”
Denoncimi për dhunën ndaj 21-vjeçares u bë nga aktivistja Xheni Karaj, e cila bëri të ditur se e reja u sulmua nga dhjetë djem.



