Situata e zjarreve në Lezhë e Mirditë/ Gazetari i MCN TV: Janë evakuuar katër familje

Situata e zjarreve në Lezhë e Mirditë/ Gazetari i MCN TV: Janë evakuuar katër familje

Janë zbuluar detaje të reja rreth situatës së krijuar në fshatin Molung dhe Katund i Vjetër të qarkut Lezhë si pasojë e zjarreve, përmes një lidhje telefonike me gazetarin Juli Simoni.

Simoni, tha për MCN TV, se deri më tani është bërë evakuimi i katër familjeve dhe se zjarri është në afërsi të banesave.

“Evakuimi i katër familjeve të kësaj zone është bërë deri më tani dhe se zjarri është fare pranë shtëpive të banimit. Në zonë janë forca të shtuara të ushtrisë dhe të zjarrfikësve, poashtu para 30 minutash është arritur të ndërhyhet nga zjarri me një helikopter, janë hedhur sasi të konsiderueshme të ujit, por pa arritur sukses në shuarjen e tërësishme të zjarrit.

Korrespondenti i MCN TV, thotë se situata me zjarret ne zonën e Lezhës dhe Mirditës është paksa më e qetë, porse më i rrezikuari vazhdon të jetë fshati Katund i Vjetër në Mirditë.

“Situata disi më e qetë, janë hedhur sasi te mëdha te ujit me qellim te shuarjes  së zjarrit, por temperaturat e larta dhe erërat janë shpesh favorizuesi më i keq i përhapjes së flakëve. Flakët po përhapen edhe në zonën e Mirditës, dhe më i rrezikuara vazhdon të jetë fshati Katund i Vjetër në Mirditë, forcat e ushtrisë po punojnë edhe më mjete rrethanorë për shuarjen e zjarreve”.

Gazetari Simoni, shprehet se në këto zona, me qëllim ose pa qëllim, shpesh kanë “ndihmuar” edhe zjarrvënësit, katër nga të cilët tashmë janë në procedim penal për akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy