Goditi me grushte në kokë një person, arrestohet 46-vjeçari në Cërrik

Goditi me grushte në kokë një person, arrestohet 46-vjeçari në Cërrik

Policia e Cërrikut ka arrestuar 46-vjeçarin me iniciale A. P.  pasi dyshohet se më datë 17.04.2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë 59-vjeçarin F. M., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

I plagosuri nuk e ka kallëzuar ngjarjen, ndërsa hetimet Policia i ka nisur pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi.

Njoftimi i policisë: Cërrik/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 17.04.2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë, shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Cërrik, i cili merr aktualisht asistencë mjekësore, në spital.

Shtetasi F. M. nuk e ka kallëzuar ngjarjen në Polici, ndërsa hetimet Policia i ka nisur pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy