Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 50-vjeçar në fshatin Dishat, Njësia Administrative Konispol, pas zbulimit të një arme zjarri automatike që ai mbante të fshehur në banesë.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, u arrestua shtetasi:
Hadriatik Lame, 50 vjeç, banues në fshatin Dishat, Konispol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike dhe 1 karikator me 15 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.



