ILD i kërkon KLP-së shkarkimin e prokurorit të Pogradecit, Shkëlqim Kokona

ILD i kërkon KLP-së shkarkimin e prokurorit të Pogradecit, Shkëlqim Kokona

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë përmes një kërkese kërkon nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Pogradecit Shkëlqim Kokona.

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra”, për magjistratin SH.K., për shkelje të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, i nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike nga ana e prokurorit SH.K., prokuror në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtarinë hetimore të magjistratit në periudhën 2018-2021, provohet se:

Magjistrati ka sjellje të përsëritur refuzuese në mosmarrjen në dorëzim të dosjeve. Ka mospjesëmarrje të përsëritur në seanca gjyqësore, duke shkaktuar shtyrje të gjykimit, apo cenim të drejtpërdrejtë të të drejtës së personit për të kërkuar lirinë e tij, duke mos marrë pjesë në seanca për shuarjen e masës së sigurimit.

Ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë.

Mosnxjerrja në 28 raste (2019-2021), e urdhrave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimit me kusht.

Nga ana e magjistratit SH.K., ka pasur shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e administratës së prokurorisë dhe të gjykatës.

Shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit me eksperiencë prej 28 vitesh në punë janë kryer me dashje direkte, gjë që gjen pasqyrim në veprimet e tij, në të gjitha episodet e përshkruara në raportin e hetimit të ILD.

Këto sjelljet e përsëritura të magjistratit përbëjnë rrethanë rënduese, në kushtet kur ndaj tij ishte marrë më parë një masë disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”, pikërisht për shkelje të kryera gjatë përfaqësimit në gjykim të një çështje penale dhe për komunikimin me drejtuesin në shkelje të rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve.

Sjelljet e magjistratit kanë sjellë shkelje të rënda profesionale dhe diskreditim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cenuar besimin e publikut te drejtësia.

Me këto konkluzione, ILD i kërkoi Këshillit të Lartë të Prokurorisë pranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit SH.K., me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për shkeljet disiplinore dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “shkarkim nga detyra”, thuhet në njoftimin e ILD-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy