Përplaset “Benz-i” me kamionin në Memaliaj, plagoset rëndë 35-vjeçari

Përplaset “Benz-i” me kamionin në Memaliaj, plagoset rëndë 35-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, ku një mjet tip “Benz” është përplasur me një kamion.

Sipas policisë, i dëmtuar rëndë ka mbetur drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., 35 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin rajonal Gjirokastër.

Siç shihet edhe nga pamjet, përplasja duket se ka qenë e fortë e cila ka sjellë dëmtim plotësisht të makinës. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.01.2021, rreth orës 11:10, në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me mjetin kamion tip “Skania” me drejtues shtetasin Nj. A., rreth 37 vjeç, banues në Dibër.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi L. M., i cili është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy