Një ngjarje rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Një sherr me thika mes dy të rinjve ka ndodhur në një apartament në Tiranë, tek kryqëzimi i “Shkollës së Bashkuar”.
Mësohet se nga konflikti është plagosur rëndë Ergys Metolli.
Ky ka marrë një goditje me thikë në trup dhe është transportuar në Spital.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e plagosjes i cili është Toni Cigarja.



