Shqiptarët në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi/ MJ: Kontaktoni këto tre numra

Shqiptarët në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi/ MJ: Kontaktoni këto tre numra

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një njoftim për media, bën me dije se të gjithë shqiptarët e prekur nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi, kanë mundësi të kërkojnë ndihmë përmes tre numrave telefonikë.

Në njoftimin e lëshuar prej MEPJ-së, njoftohej të gjithë shqiptarët, të cilët mundet edhe të ndodhen në zonat e goditura, në 10 rajone të Turqisë.

Tre numrat, bëhen me dije si vijon: Tiranë: (+355) 696 773 168/ Stamboll:(+90) 539 656 621 9/ Ankara: (+90) 549 561 198 5.

Po ashtu, në gatishmëri 24 orë në shtatë ditë të javës, është edhe adresa e email-it, emergjencat@mfa.gov.al.

Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy