Dhunohet një oficer policie në Sarandë, autorët në kërkim

Dhunohet një oficer policie në Sarandë, autorët në kërkim

Një efektiv i Policisë së Shtetit është dhunuar mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit, ku është përfshirë në një konflikt oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, Mihal Velço.

 

Sipas informacioneve paraprake, oficeri po lëvizte me motor kur fillimisht është ofenduar dhe kërcënuar nga disa persona. Më pas ai ka ndaluar mjetin, ndërsa situata ka degraduar në përplasje fizike.

 

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt të çastit dhe jo për një sulm të organizuar ndaj punonjësit të policisë.

 

Pas incidentit, uniformat blu kanë zhvilluar kontrolle në banesa, lokale dhe ambiente të tjera në Sarandë, ndërsa disa persona janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

 

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa një prej autorëve të dyshuar është shpallur në kërkim. Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy