Në kërkim për trafik emigrantësh, kush është i riu nga Bulqiza i arrestuar

Në kërkim për trafik emigrantësh, kush është i riu nga Bulqiza i arrestuar

Një person i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë dhe DVP Korçë, për dhënie ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit ka përfunduar në prangat e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Postën e Policisë Shupenzë dhe DVP Tiranë, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e Fitim Grana, 28 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Grana në bashkëpunim me një shtetas tjetër të arrestuar më parë nga Policia, me datë 20.06.2021, në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu 28-vjeçari ishte i shpallur në kërkim policor edhe nga DVP Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, është konstatuar duke transportuar emigrantë të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy