Emrat/ Detaje nga konflikti me armë në Mamurras, në kërkim dy adoleshent që qëlluan në drejtim të një banese

Emrat/ Detaje nga konflikti me armë në Mamurras, në kërkim dy adoleshent që qëlluan në drejtim të një banese

Një konflikt mes dy të rinjve dhe një personi tjetër në Mamurras, u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Demokracia”.

Dy 18-vjeçar Palot Noka dhe Romario Gjoni u konfliktuan me shtetasin Shtjefen Ndreku, pasi ku i fundit ju kërkoi të mos xhironin gomat e makinës.

Kjo ka mjaftuar që të dy rinjtë të marrin armën dhe të qëllojnë në drejtim të banesës së Ndrekut, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi në ato momente pjesëtarët e familjes ishin brenda shtëpisë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpalli në kërkim shtetasit Palor Noka dhe Romario Gjoni.

Për kapjen e tyre janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e tyre të cilët u larguan me shpejtësi pas ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbledhur çdo provë dhe dëshmi në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes që u shoqërua me të shtëna me armë zjarri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy