KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Kavajës, Diamela Goxha

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Kavajës, Diamela Goxha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka konfirmuar sot në detyra Diamela Goxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

KPK ka zhvilluar sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Diamela Goxha.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj pasi analizuan provat dhe faktet vendosën konfirmimin në detyra të subjektit të rivlerësimit Diamela Goxha, gjyqtare aktualisht pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Gjyqtarja Goxha mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës si dhe profesionalizmin.

Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe në pasuritë e zotërura prej subjektit, një makinë të blerë para fillimit të detyrës në bashkëpronësi me të motrën si dhe gjendje cash në shumën 600 mijë lekë.

Damiela Goxha ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit.

Në vitet 2014-2015, Goxha ka punuar si ndihmëse ligjore në Gjykatë të Lartë dhe prej vitit 2018 e kryen funksionin në Gjykatën e Shkallës së Parë, Kavajë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy