
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, ku shtetasi me inicialet F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge. Si pasojë, ka mbetur e plagosur shtetasja N. M., dhe drejtuesi i motomjetit.
Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.



