
Zjarr në një pallat shumëkatësh në lagjen ‘Xhevdet Nepravishta’, në afërsi të spitalit të Lushnjes. Zjarri është pikasur nga banorët, të cilët pasi kanë parë tym kanë njoftuar zjarrfikëset.
Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve Lushnjë ka bërë që flakët të izolohen dhe të mos përhapen në apartamentet e tjera.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku ka nisur hetimet. Paraprakisht mësohet se pronari i banesës, një 40-vjeçar, i ka vënë flakën në disa vende dhe është larguar.
Burime pranë uniformave blu i thanë MCN se dyshohet se 40-vjeçari ka probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht po punohet për gjetjen e tij.



