“Tuneli i Fundit”/ Në Kosovë kujtohen gratë e vrara si pasojë e dhunës në familje

“Tuneli i Fundit”/ Në Kosovë kujtohen gratë e vrara si pasojë e dhunës në familje

“Tuneli i Fundit”, emërtohet aktiviteti i Qendrës për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime, përmes së cilës janë kujtuar gratë e vrarë si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë.

Në një tunel të improvizuar janë vendosur historitë e grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në Kosovë, ku kalimtarët do ta kenë rastin të lexojnë për dhunën që gratë e përjetojnë përgjatë viteve.

Liridona Berisha-Shabani, zyrtare për programe në këtë qendër, ka bërë të ditur se në vitin 2020 janë vrarë katër gra nga familjarët e tyre, kurse gjatë vitit 2021 janë vrarë tre të tjera.

“Qëllimi ynë është që të rrisim vetëdijen e qytetarëve dhe të thërrasim institucionet që të ndërmarrin veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave”.

Ajo tha se këto tregime të grave të vrara janë të shfaqura për arsye të vetëdijesimit të popullsisë për rëndësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, sidomos të drejtave të grave dhe të vajzave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka takuar organet policore të sektorit kundër Dhunës në Familje, me ç’rast ka deklaruar se dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë publike e shoqërore.

Pjesë e aktivitetit “Tuneli i Fundit” është edhe një deklaratë e “Zotimit Publik” ku të gjithë mund ta shohin e ta lexojnë e ta nënshkruajnë që më pas të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

Më 7 dhjetor këto tregime do të shfaqet në qytetin e Mitrovicës Jugore dhe me 8 dhjetor në Kamenicë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy