Tentoi të vriste me thikë 41-vjeçarin pas konfliktit në lokal, pranga autorit

Tentoi të vriste me thikë 41-vjeçarin pas konfliktit në lokal, pranga autorit

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 49-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një person tjetër.

Pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Lushnjës ka shkuar i plagosur shtetasi G. D., 41 vjeç, menjëherë është ngritur grupi hetimor duke bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, Agron Dervishi, i cili në lagjen “20 Tetori”, në lokalin e tij, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë 41-vjeçarin.

I plagosuri ka mbetur shtetasi G. D., i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Agron Dervishi, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin dhe 1 shkop bejsbolli.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” 49-vjeçarin, banues në Lushnjë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Arjan Tabaku, 55 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk ka kallëzuar në organet kompetente krimin e ndodhur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy