Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të dyshuar për përfshirje në ngjarjen e rëndë të 26 prillit 2026, ku në fshatin Balldren u vranë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
Hetimet për zbardhjen e plotë të krimit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë vijojnë ende.
Gazetari Juli Simoni, në një lidhje për MCN Live, deklaroi se i arrestuari Besnik Kolndreu akuzohet për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorët, pasi automjeti i përdorur në ngjarje është gjetur në banesën e tij në zonën e Torovicës.
Arrestimi është kryer në Ulqin dhe më pas ai është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës përmes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit.
Është vënë në pranga 40-vjeçari Besnik Kolndreu, i arrestuar në Ulqin dhe është sjellë në Komisariatin e Lezhës përmes pikës së Muriqanit.
Ndaj tij policia ka vendosur masën ‘arrest me burg’, pasi rezulton se ka përkrahur autorët e krimit, pasi automjeti i gjetur i përdorur prej tyre është gjetur në banesën e 40-vjeçarit në zonën e Torovicës. Vijon puna për prangosjen e 3 personave të tjerë, për të cilët dyshohet se kanë kryer krimin për hakmarrje, pasi viktima kishte vrarë një person në 2016.
Tashmë hetimet po vijojnë nga Prokuroria e Lezhës, ndërsa çifti Mujeci ishte duke udhëtuar nga Lezha në Torovicë kur tre persona i kanë zënë pritë dhe i kanë ekzekutuar në fshatin Balldren. Aktualisht ngjarja mendohet se është zbardhur, ndërsa familjet janë duke u mbajtur nën vëzhgim.



