Atentati në Rinas mbetet ende pa autor, ndërkohë policia njofton se është në kërkim të tyre prej 24 orësh.
Dyshohet se në vrasje të kenë marrë pjesë katër persona, janë zbuluar lëvizjet e tyre pas krimit, ndërsa pritet dëshmia e punonjësit të AMP-së që mbeti i plagosur i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.



