Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në superstradën Lezhe-Milot.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas me trafik ndarësen e një karburanti.
Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plota të këtij aksidenti.



