
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin Hydajet Lezha.
I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer te mbyllura.
Ndaj të miturit janë ngritur dy akuza: goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.



