Gjatë pasdites së sotme, në kryeqytet ndodhi një plagosje me armë zjarri, ku i dëmtuar mbeti një 19-vjeçar. Sipas burimeve nga polici, autori i dyshuar ështëë shtetasi Klajdi Kodra, emër ky i njohur për Policinë e Tiranës.
Klajdi Kodra gjithashtu njihet edhe si djali i nënkampiones së qitjes, Lindita Kodra, ndërsa është përfshirë në një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në Tiranë. Ngjarja e parë ku i implikuar ka qenë 31-vjeçari, daton në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” ku mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim 20-vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet.
Ndërkaq, në vitin 2011, 21-vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi. Në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër shtetasi Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Sabri Laçi, 26 vjeç, me banim në Tiranë.
Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkak dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.
Në muajin shtator të vitit 2016, Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën. Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij, Bledar Matoshi, 27 vjeç, pasi lëviznin me armë nëpër qytet. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit. Ndërsa në vititn 2016, ai ka plagosur me mjete te forta Flamur Cullhajn te “Komuna e Parisit” pas një sherri banal mes tyre. Ai është djali i nën kampiones se qitjes, Lindita Kodra.



