Rrumbullaku takon homologun grek: Grupe të përbashkëta hetimore, për goditjen e grupeve kriminale

Rrumbullaku takon homologun grek: Grupe të përbashkëta hetimore, për goditjen e grupeve kriminale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ndodhet në një vizitë pune në Greqi, ku u prit nga homologu Konstantinos Skoumas.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë greke falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë shqiptare Muhamet Rrumbullaku, për bashkëpunimin e suksesshëm mes dy forcave policore, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.

Gjatë takimit, krerët e policive të dy vendeve shprehën vullnet për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, për çështjet e sigurisë, operacione të përbashkëta, shkëmbimin e informacionit, parandalimin e emigracionit të paligjshëm, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimin në kundër të luftës kundër kontrabandës, trafikimit të narkotikëve e trafiqeve të tjera të paligjshme që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit të gjelbër, mes dy vendeve.

Gjithashtu, u dakordësua zhvillimi i vizitave të ndërsjella, për shkëmbim të përvojave dhe eksperiencave, si dhe mundësia e trajnimeve në fushat e sigurisë rrugore, sigurisë kufitare dhe policimit në komunitet.

Në fund të takimit, Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë shqiptare dhe asaj greke, theksuan nevojën e konstituimit të grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që tentojnë të ushtrojnë veprimtari kriminale, në Shqipëri dhe në Greqi, me qëllim parësor, rritjen e sigurisë publike, për qytetarët e të dy vendeve dhe me gjerë.

Më pas, dy Drejtorët e Përgjithshëm zhvilluan një takim më të gjerë pune, në të cilin morën pjesë Kreu i Degës së të Huajve dhe Mbrojtjes së Kufijve të Shtabit të Policisë Greke, Gjeneral Major Dimitrios Mallios, Drejtori i Divizionit të Menaxhimit dhe Analizës së Inteligjencës, Gjeneral Major Nikolaos Tsetsikas, Drejtori i Divizionit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, Kolonel Ioannis Stavrakakis, Drejtori i Drejtorisë për Luftën kundër Krimeve të Veçanta të Dhunës, Eleftherios Chardalias, Drejtori i Kabinetit Lazaros Giannakis dhe Oficeri Ndërlidhës Policor i Ambasadës së Greqisë në Tiranë, Georgios Xanthis. Nga Policia shqiptare, morën pjesë Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi, Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Emigracionit, Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku dhe Oficerja Ndërlidhëse Policore e Ambasadës së Shqipërisë në Athinë, kryekomisare Eva Kollobani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy