​  Shqipëria dhe MV firmosin marrëveshjen “One Stop”, vetëm një ndalesë në pikat kufitare

​ Shqipëria dhe MV firmosin marrëveshjen “One Stop”, vetëm një ndalesë në pikat kufitare

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një marrëveshje ndërkufitare për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të mallrave mes dy vendeve. 

Marrëveshja "One Stop" parashikon kryerjen e kontrolleve kufitare në një pikë të vetme, duke eliminuar nevojën për ndalesa të veçanta në secilën anë të kufirit.

 

Zbatimi i marrëveshjes do të nisë brenda këtij muaji në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa muajin e ardhshëm do të shtrihet edhe në pikën kufitare të Bllatës.

 

Marrëveshja u nënshkrua në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfort Lamallari, dhe ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski.

 

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është modernizimi i procedurave kufitare, shkurtimi i kohës së pritjes, si dhe rritja e efikasitetit dhe sigurisë në një nga korridoret më të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve.

 

Sipas të dhënave zyrtare, në pikën kufitare të Bllatës kalojnë mesatarisht rreth 4 600 qytetarë në ditë, ndërsa gjatë pesë muajve të fundit janë regjistruar rreth 300 mijë automjete. 

Rritja e fluksit lidhet edhe me funksionimin e Rrugës së Arbrit.

 

Marrëveshja "One Stop" pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e qytetarëve dhe transportin e mallrave, duke përmirësuar bashkëpunimin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy