Dy të rinj në Kavajë marrin me forcë një vajzë dhe e dhunojnë, vihen në pranga

Dy të rinj në Kavajë marrin me forcë një vajzë dhe e dhunojnë, vihen në pranga

Dy djem të rinj janë vënë në prangat e policisë së Kavajës, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët se as i kishin hequr lirinë një vajze, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në deklaratën e policisë thuhet se falë veprimeve profesionale specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, janë arrestuar në flagrancë, në një kohë rekord, dy të dyshuarit.

Në pranga përfunduan A. D., 23 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim dhe A. H., 18 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, i kanë hequr lirinë një shtetaseje 17 vjeçe, duke e mbajtur në një ambient që aktualisht nuk është në përdorim, si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike, përforcues grushti. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy