Automjete dhe llogari bankare, policia u sekuestron 872 mijë euro pasuri të ‘fortëve’ të Lezhës dhe Kurbinit

Automjete dhe llogari bankare, policia u sekuestron 872 mijë euro pasuri të ‘fortëve’ të Lezhës dhe Kurbinit

Pas ngjarjes në Elbasan, Lezha u përmend nga drejtuesit e policisë, si qarku me kriminalitet të lartë. Kështu, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Vjeshtë 2017’, u sekuestrua pasuri me një vlerë prej 872 mijë euro, që dyshohet se janë krijuar nga veprimtari kriminale. Drejtori i policisë vendore të Lezhës, Bledar Çeliku tha se ka nisur hetimi për 30 persona.

“Në kuadër të Operacionit “Vjeshtë 2017″, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, janë referuar materiale për pastrim të produkteve të veprës penale në ngarkim të 30 shtetaseve.
Konkretisht: Janë referuar në Prokurorinë për Krime të Rënda Tirane 14 raste të hetimeve pasurore. – Janë referuar në Prokurorinë e Rretheve Gjyqësorë Lezhë dhe Kurbin 15 raste te veprës penale te “Pastrimit te produkteve te veprës penale”. Në bazë të këtyre referimeve, Gjykatat kanë vendosur sekuestro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cilat kapin shumën prej 872 mijë euro”, citohet në njoftimin e policisë:

Pasuritë e vëna nën sekuestro preventive:
– godine banimi 3 kate, bar kafe,
– 4 apartamente banimi,
– 4 automjete luksoze
– 1 llogari bankare prej 41.000 Euro
– 1 sipërfaqe toke pemëtore prej 15.000 m2.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy