Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka pasur 25,271 raste të reja, ndërkohë që janë regjistruar 356 vdekje, pra 25 viktima më shumë se ditën e djeshme.
Eksperti i shëndetësisë në Itali, Massimo Galli ka deklaruar se situata e pandemisë së koronavirusit në Itali është jashtë kontrollit.
Ai ka bërë thirrje për një bllokim të dytë kombëtar, ndryshe do t'u duhet që të përballen me qindra të vdekur.
“Kam frikë se nuk ka dyshim se situata është kryesisht jashtë kontrollit. Ne duhet të organizohemi, përndryshe pandemia do të marrë qindra jetë njerëzish",- tha ai.
Gjithashtu edhe mjekët kanë bërë thirrje për ndërhyrje më të ashpra pasi spitalet sipas tyre janë mbingarkuar.
Siç shkruajnë mediat italiane, mjekët parashikojnë se numri i viktimave nga koronavirusi mund të shkojë deri në 10,000 brenda një muaji.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë regjistruar 935,104 të infektuar dhe 41,394 viktima, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 2,749 pacientë.



