Tentativa e arratisjes e Dan Hutrës dhe tre të tjerëve, Rusta: Niveli i sigurisë në burgje në alarm të kuq

Tentativa e arratisjes e Dan Hutrës dhe tre të tjerëve, Rusta: Niveli i sigurisë në burgje në alarm të kuq

Gazetari Arsen Rusta flet për cedim të sigurisë në burgje, pas ngjarjes së ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit dhe më pas tentativës së arratisjes nga burgu i Fierit i të akuzuarit për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e një tjetre, Dan Hutra.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Rusta tha se në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj mundi të fusë një armë dhe kjo tregoi cedimin e sigurisë në burg.

Tentativat e arratisjes nga burgu as nuk janë të parat as të fundit, se çdo i burgosur çdo ditë që kalon në qeli, planin e vetëm ka arratisjen nga burgu.

Bashkëpunimi i Dan Hutrës me tre shtetas nga Vlora tregon se diçka aty nuk ka shkuar.

Kishin sharruar dritaret, por si arritën t’i bëjnë mjetet nuk dihet, megjithëse për fat të mirë u parandalua.

Por siguria në burgje prej Sokol Mjacaj e mbas është në një tjetër standard, është sërish në alarm të kuq.

Për masat ndaj tentatorëve me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe më pas duhet firma e ministrit të Drejtësisë, Dan Hutra së bashku me tre të tjerët të paktën për një vit do e kalojë në regjimin e posaçëm “41 biss”.

Dan Hutra gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në burgje dhe pasi të provohet fajësia e tij, pritet dënimi për tre vrasjet e kryera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy