Hetimet për ish ndeshjen Shqipëri-Izrael/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes

Hetimet për ish ndeshjen Shqipëri-Izrael/ GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes

SPAK ka vendosur të mbyllë hetimet për dosjen e aktit terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael por Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e ka rrëzuar këtë kërkesë, duke i lënë afat dhe tre muaj të tjerë për të kryer hetime më të plota për ngjarjen.

GJKKO pasi ka vendosur t’a hedhë poshtë kërkesën SPAK, e ka kritikuar këtë të fundit në lidhje më hetimin e dosjes, dhe për këtë arsye hetimi duhet të zgjatet me disa muaj për të arritur në konkluzione përfundimtare për pushimin e çështjes.

"SPAK nuk ka kryer asnjë veprim dhe çështja nuk duhet të pushohet", mësohet të jetë një nga argumentat e dhëna nga GJKKO lidhur me kthimin e dosjes.

Kujtojmë që në nëntor të 2017, 4 persona, 2 prej të cilëve shkodranë dhe dy shtetas kosovarë u arrestuan në qytetin e Shkodres pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin ‘Loro Boriçi’ gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

Personat e arrestuar u akuzuan nga prokuroria e krimeve të rënda për ‘vepra me qëllime terroriste’, ‘kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’ si dhe pjesëmarrëse në ‘organizatë terroriste’.

Megjithëse çështja vijon të hetohet asnjë nga të akuzuarit nuk ndodhet në qeli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy