Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në në një familje korçare.
Një grua është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të shumta në trup, ndërsa policia ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i saj ai që e ka lyer me lëndë djegëse dhe me pas i ka vënë flakën gruas.
Burime bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që policia e Korçës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.
Gjendja e gruas është e rëndë, për këtë arsye pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.



