
Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar me plagosjen rëndë të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Çerm të Divjakës, ku i plagosur ka mbetur Shpëtim Prençi, 51- vjeç i cili është goditur me mjete të forta në kokë dhe ka pësuar hemoragji të brendshme.
Sipas të dhënave në vendngjarje mësohet se Mikel Dushi dhe Shpëtim Prendi kanë debatuar mes tyre për një vjedhje të ndodhur ditë më parë në Çermë. Dushi akuzon Prendin për këtë vjedhje dhe pas fjalëve ka nisur sherri dhe goditja me mjete të forta.
Menjëherë pas plagosjes 51-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjes ku më pas është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Nuk dihet ende nëse është shoqëruar për ngjarjen personi i dyshuar, Mikel Dushi, pasi policia e Divjakës nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar.



