Berisha në SPAK për “21 Janarin”/ Karanxha: Duhet parë pse çështja nuk u hetua në kohë (VIDEO)

Berisha në SPAK për “21 Janarin”/ Karanxha: Duhet parë pse çështja nuk u hetua në kohë (VIDEO)

Ish-prokurori Ervin Karanxha për thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK lidhur me çështjen e “21 Janarit” thotë se deklaratat i ka bërë publike.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se duhet verifikuar mos hetimi në kohë i çështjes dhe se koha kur po hetohet aktualisht nuk është në favor, për shkak se ngjarja ka 16 vite që ka ndodhur. 

 

Për paraqitjen e tij në SPAK, duhet të ketë njoftim fizik, që akti t’i shkojë personit fizikisht dhe të nënshkruhet. Mund të ndodhë që merret njoftimi dhe nuk shkohet në këtë datë dhe komunikohet me organin e akuzës që të caktohet një datë tjetër. 

 

“21 Janari” ka ndodhur para 15 vitesh, koha nuk është në favor. Është një ngjarje që çdo individ në jetën e tij mban mend ngjarje të rënda dhe mund të japë deklarime. Kemi parë hetime intensive. Duhet parë mos hetimi në kohë i çështjes. 

 

Pse nuk u regjistrua në Prokurorinë e Përgjithshme? Duhet pyetur ish-kryeprokurorja Ina Rama, pse nuk e hetoi? 

 

Del ish-Presidenti Bamir Topi dhe thotë që kam komunikuar me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. “21 Janari” është cilësuar si çështje e mbyllur. Kjo ka ngelur e hapur me ankimin e një nga viktimave të “21 Janarit”. 

 

Vënia në rrugë proceduriale është vetëm me ankimin e familjes Nika. Ka shkuar çështja në Strasburg dhe Strasburgu thotë që duhet të hetohen zyrtarët e lartë. “21 Janari” dhe nga Prokuroria e Tiranës, është hetuar si një ngjarje e tërë dhe më tej janë bërë ndarjet e çështjes për episode të veçanta. Duhet hetuar. 

 

Një detaj është emaili i dërguar nga George Soros sekretares së Shtetit Hillary Clinton, për atë që ka ndodhur më 21 Janar. Ne kemi rënë në dijeni në 2015, sepse dolën të dhënat e WikiLeaks, mes të cilave dhe emaili i dërguar nga Soros një apo dy ditë pas 21 Janarit.

 

 Anëtarët e fondacionit Soros që kanë qenë aktiv në Shqipëri, duhet të pyeten. Nga i kanë marrë informacionet, se është vënë në lëvizje Sekretarja amerikane e Shtetit, duhet t’i pyesim këta persona nga i dinë informacionet. Normal duhet hetuar për organizimin. 

 

Disa vepra penale janë parashkruar. Dhe te fletëthirrja duhet parë se bëhet fjalë për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës, këto veprime janë parashkruar. Unë për 20 ditë kam hetuar 21 Janarin, më pas kryeprokurorja e asaj kohe Ina Rama ma hoqi çështjen. U mora më tej me protestuesit. 

 

Lulzim Basha si ministër i Brendshëm, ka përgjegjësi direkte mbi komandantin e Gardës. Nëse e ka ushtruar kompetencën, duhet të nxirret nga hetimi. Nëse nuk e ka ushtruar kompetencën në kohë, këtu lind dyshimi i hetimit. Urdhri që diskutohet se ka dalë nga audio-përgjimi është i komandantit me vartësit dhe jo e komandantit me eprorët e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy