Plagosja e dy qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës/ Sveçla: U therën nga pjesëtari i strukturave kriminale të Serbisë

Plagosja e dy qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës/ Sveçla: U therën nga pjesëtari i strukturave kriminale të Serbisë

Ministri i Punvëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se një pjesëtar i strukturave paralele të Serbisë në veri të Mitrovicës ka therur me thikë dy qytetarë të nacionalitetit serb.

Sveçla, përmes një postimi në rrjete sociale, ka thënë se nga Policia e Kosovës është njoftuar se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetarë të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor.

Ministri ka thënë se njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë.

Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor.

Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti thotë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në oborrin e konviktit të studentëve në veri të Mitrovicës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy