
Ermal Xhaka ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, është arrestuar nga policia, pasi ishte i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.
Arrestimi i tij u bë në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan edhe katërshtetas dhe u proceduan penalisht tre të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.
Njoftimi i policisë Dibër
Në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor E. Xh., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



