
Katër klandestinë janë arrestuar në portin e Durrësit pasi tentuan që të kalonin ilegalisht kufirin.
Të rinjtë janë gjetur brenda në Port, në një prej baseneve ujore të tij, gati për t’u ngjitur në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. Pikërisht, në këto basene janë gjetur katër afrikanët, por janë pikasur nga policia.
Mësohet se katër personat ishin fshehur në këtë pjesë tè tragetit dhe prisnin nisjen e tragetit, kur edhe është bërë arrestimi i tyre.



