Lëndë narkotike dhe fara kanabisi gati për shitje, arrestohet një person në Vaun e Dejës

Lëndë narkotike dhe fara kanabisi gati për shitje, arrestohet një person në Vaun e Dejës

Goditet në Vaun e Dejës një rast i tentativës për shitje të farave të kanabisit, me qëllim kultivimin e tyre, duke u vënë në pranga një person.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prova”. 

Gjatë këtij operacioni, në një vendparkim automjetesh, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. K., në automjetin e të cilit gjetën një qese me 100 fara të dyshuara narkotike kanabis sativa dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa.   

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 23 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, qindra doza të kësaj lënde dhe 100 fara kanabis sativa.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy