Sekuestrohen 1250 litra karburant në Elbasan/ Arrestohet 53-vjeçari që e fuste kontrabandë

Sekuestrohen 1250 litra karburant në Elbasan/ Arrestohet 53-vjeçari që e fuste kontrabandë

1250 litra karburant, pa faturë doganore, janë sekuestruar në Elbasan.

Policia ka arrestuar shtetasin Y. K., 53 vjeç, që fuste hidrokarbure kontrabandë në vendin tonë. 

Karburanti është gjetur gjatë kontrollit në magazinën e bar-restorantit në pronësi të këtij shtetasi.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Diesel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me hidrokarbure.

Sekuestrohen 1250 litra karburant, pa faturë doganore.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore për një shtetas që fuste hidrokarbure kontrabandë në vendin tonë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi:

-Y. K., 53 vjeç, banues në fshatin Qukës, Prrenjas.

Gjatë kontrollit në magazinën e subjektit (bar-restorant), në pronësi të këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1250 litra karburant, që dyshohen se janë futur kontrabandë, në vendin tonë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka futur kontrabandë sasi hidrokarburesh në vendin tonë, të cilat i ka depozituar në ambientet e subjektit të tij dhe më pas i ka tregtuar duke fshehur të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy