Emrat/ Vdekja e punonjësit 19-vjeçar në Portin e Durrësit, arrestohen tre persona

Emrat/ Vdekja e punonjësit 19-vjeçar në Portin e Durrësit, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar në Durrës, pas vdekjes së një 19-vjeçari një ditë më parë teksa po punonte në firmën e përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.

Policia ka arrestuar për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasit: Rendi Biçaku, 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit, Nazmi Varaku, 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë, Bledar Troplini, 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy