
Zjarri i rënë pasditen e së shtunës në zonën e Kënetës pranë bregdetit të Talës në Lezhë, është shuar plotësisht mbrëmë.
Fatmirësisht zjarri është fikur pa shkaktuar dëme në biznese dhe banesa.
Flaket janë shuar rreth mesnatës së kaluar, ndërsa nga zjarri mësohet se ka shkrumbuar rreth 25 hektarë shkurre e bimësi.



