Gjenden dhe asgjësohen përmes djegies 491 bimë kanabisi në Librazhd

Gjenden dhe asgjësohen përmes djegies 491 bimë kanabisi në Librazhd

Policia ka gjetur dhe asgjësuar nëpërmjet djegies 491 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa në territorin e fshatit Rinas, njësia administrative Orenjë në Librazhd. Në dy fazat e para të operacionit "Çereshta", janë shpallur në kërkim dy persona, ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike të gjetura gjatë kësaj faze. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Njoftimi: Librazhd/Vijon operacioni policor antikanabis i koduar "Çereshta", finalizohet faza e 3-të. Asgjësohen nëpërmjet djegies, 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në dy fazat e para të këtij operacioni janë gjetur 672 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, të pajisura me dronë, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat, u finalizua faza e 3-të e operacionit policor antikanabis të koduar "Çereshta", si rezultat i së cilës, në një zonë të shpyllëzuar, në territorin e fshatit Rinas, njësia administrative Orenjë, janë gjetur dhe asgjësuar nëpërmjet djegies 491 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Me bimët e sekuestruara në këtë fazë shkon në 1 163 numri total i bimëve dhe i fidanëve narkotikë cannabis sativa të gjetura dhe të sekuestruara gjatë këtij operacioni. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike të gjetura gjatë fazës së tretë, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim më parë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy