Prodhonte detergjentë në mënyrë të paligjshme dhe më pas i shiste, procedohet  54-vjeçari në Shkodër

Prodhonte detergjentë në mënyrë të paligjshme dhe më pas i shiste, procedohet 54-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një 54-vjeçar me iniciale B. K., pasi akuzohet se prodhonte dhe tregtonte detergjentë në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre.

Bëhet me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.

Njoftimi i plotë: Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Acidet”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. 

Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili hidhte në treg produkte të ndryshme që i prodhonte në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në kuadër të masave kundër informalitetit, me qëllim verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore për administrimin e produkteve industriale që hidhen ne treg, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Acidet”.

Si rezultat i këtij operacioni u procedua penalisht shtetasi B. K., 54 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, në Dobraç, me fushë aktiviteti prodhim, ambalazhim dhe tregtim detergjentësh, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme industriale për të cilat 54-vjeçari nuk dispononte certifikatën përkatëse të regjistrimit të markës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. K. i prodhonte dhe i tregtonte këto produkte, në mënyrë të kundërligjshme, duke sjellë më pas dëme në shëndetin e përdoruesve të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy