
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli sot në vëmendje 12 prillin e vitit 1939, datë kur Asambleja Kushtetuese vendosi unanimisht për t'ia ofruar kurorën shqiptare Mbretit të Italisë.
Disa ditë pasi Italia fashiste kishte pushtuar Shqipërinë më 7 prill të 1939-s, kryeministri shqiptar, Shefqet Bej Vërlaci i dorëzoi kurorën e Skënderbeut, Mbretit Imperator, Emanueli III-të.
Më datë 14 prill 1939, Vërlaci iu drejtua pallatit “Venezia” në Romë, në emër të delegacionit të Asamblesë dhe të popullit shqiptar, për të marrë pjesë në ceremonialin e përgatitur.
Ofrimi i kurorës pati jehonë edhe në Shqipëri. Në sheshin kryesor të Shkodrës, më datë 13 prill 1939, u mbajt një paradë ushtarake.
DAP ka postuar listën e delegatëve të cilët do të të udhëtonin drejt Romës për këtë ceremoni, si edhe një telegram drejtuar prefekturave të vendit lidhur me festimin e ditës së kurorëzimit të Viktor Emanuelit III mbret i shqiptarëve.





