Kishte mbjellë kanabis në banesë, kapet një person në Gjirokastër me 2 kg lëndë narkotike

Kishte mbjellë kanabis në banesë, kapet një person në Gjirokastër me 2 kg lëndë narkotike

Një person i cili kishte mbjellë kanabis në oborrin e shtëpisë dhe iu gjetën 2 kilogramë lëndë narkotike, është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Si rezultat i kontrolleve, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në lagjen “SMT”.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 63 vjeç, banues në lagjen “SMT”, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, disa bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia.

Në vijim të kontrolleve, në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy