
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Komisariatin e Policisë së Kavajës, ka reguar në nga deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Ky i fundit hedh akuza ndaj policisë, sipas të cilit 31-vjeçari Ilvi Meta nuk është vetëvarur, por ndëroi jetë si pasojë e dhunës së policisë.
Postimi i Dashnor Sulës:
Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 31 vjeçar me inicialet I.M., ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës.
Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.
I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur.
Për ngjarjen ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili dënon ngjarjen, ndërsa i bën thirrje Avokatit të Popullit që të bëjë verifikimet për rrethanat e vdekjes.
Postimni i plotë i Berishës:
Vdes brenda komisariatit të Kavajës 28-vjeçari Ilvi Meta.
Qytetari dixhital akuzon policinë për dhunën e ushtruar dhe vdekjen e tij! I bëj thirrje Avokatit të Popullit të verifikojë me urgjencë rrethanat e vdekjes së dhunshme brenda narkokomisariatit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhë dhunën policore ndaj të riut që i morën jetën.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
“Përshendetje doktorr, Policia e Kavajës vret një djalë 28 vjeç, të lutem doktorr të hetohet kjo ngjarje se janë kriminelat e PS që gjuajnë e vrasin njerëz të pafajshëm. Ilvi Stameta, emri i të vrarit. Duan ta paraqesin si vetëvrasje po si mund të vetvritet një djalë 28 vjeç në komisariat, nuk mund të vetëvritesh brenda në komisariat se ligji nuk lejon as lidhëse kepucësh asgjë.



