Shisnin kokainë dhe kanabis në shkolla dhe lokale nate, 7 të arrestuar në Korçë

Shisnin kokainë dhe kanabis në shkolla dhe lokale nate, 7 të arrestuar në Korçë

Shtatë persona janë vënë në prangat e policisë së Korçës gjatë fazës së dytë të operacionit të koduar “Break” të akuzuar se shisnin kokainë dhe kanabis sativa në afërsi të shkollave dhe në lokale nate.

Gjatë kësaj faze të operacionit hetimet e së cilit zgjatën një vit u vunë në pranga 7 persona, njëri prej tyre organizator i grupit, u shpall në kërkim një tjetër dhe u u proceduan në gjendje të lirë 6 shtetas.

Gjithashtu u identifikua si bashkorganizator i këtij grupi dhe një shtetas aktualisht i ndaluar në Itali, për heqje të paligjshme të lirisë.

Pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis sativa, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 1 peshore elektronike, 3 automjete dhe 9 celularë.

Konkretisht, gjatë kësaj faze, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit A. M., 39 vjeç (me rolin e organizatorit), Besmir Gjezari, 37 vjeç, Kristi Dule, 27 vjeç, Mateo Jahollari, 19 vjeç, Marjus Lako, 34 vjeç, Stiljan Lako, 37 vjeç dhe Erdis Hysi, 27 vjeç.

U shpall në kërkim shtetasi P. H., 34 vjeç, me të njëjtën masë sigurie, për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin K. B., 34 vjeç (me rolin e bashkorganizatorit), i cili aktualisht është i ndaluar në Itali, me të njëjtën masë sigurie për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy