Vuçeviç: Ushtria serbe do të hyjë në Kosovë nëse Vuçiç jep urdhër, por jo pas kurrizit të KFOR

Vuçeviç: Ushtria serbe do të hyjë në Kosovë nëse Vuçiç jep urdhër, por jo pas kurrizit të KFOR

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, në një konferencë të përbashkët për media me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviç, ka mohuar pretendimet e Qeverisë së Kosovës se Serbia, nëpërmjet sulmit të organizuar terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka synuar aneksimin e plotë të veriut të Kosovës, raporton Danas.

Vuçeviçi, i cili është edhe kryetar i Partisë Progresive Serbe (SNS), ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet ushtrisë serbe dhe misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR) ka qenë i bazuar në respekt të ndërsjellë dhe është realizuar me korrektësi, ndërsa ka kërkuar që KFOR-i të ngrisë praninë në pjesën veriore të territorit të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Ai po ashtu ka mohuar se ushtria serbe ka ngritur gatishmërinë e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, duke theksuar se nëse presidenti serb jep urdhër për të hyrë në territorin e Kosovës, ushtria serbe “do ta kryejnë një detyrë të tillë në mënyrë efikase, profesionale dhe të suksesshme”, por jo pa e njoftuar KFOR-in paraprakisht.

Nëse ushtria serbe merr një urdhër të tillë nga presidenti i Republikës së Serbisë, si komandant i përgjithshëm, që njësitë e saj të hyjnë në territorin e Kosovës si pjesë e Republikës së Serbisë, ushtria serbe do ta kryejë atë, një detyrë në mënyrë efikase, profesionale dhe të suksesshme.

E edhe atëherë paraprakisht do t'ua kishin lajmëruar njësive të KFOR-it, përkatësisht komandës së KFOR-it.

Ata nuk do të bënin asgjë pas kurrizit të askujt, duke respektuar absolutisht normat e së drejtës publike ndërkombëtare, pra të ligjit të luftës, por falë Zotit deri më tani nuk është dashur të marrim një vendim të tillë dhe se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për të shmangur një skenar të tillë dhe për të ruajtur paqen.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë të dielën se në përpjekje e sipër për aneksimin e veriut të Kosovës që banohet kryesisht me serbë etnikë, kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes dhe shefin i e shtabit së ushtrisë serbe, por autoritetet serbe e kanë mohuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) i kanë bërë thirrje Serbisë të shtunën ta ndalë menjëherë grumbullimin e paprecedent të ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat e vendosur deri tani, përfshirë artilerinë, tanket dhe njësitë e këmbësorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy