Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në Greqi për trafikim droge. Mediat greke bëjnë të ditur se arrestimi i shqiptarit erdhi pas shpalljes në kërkim në fillim të këtij muaji.
Më 6 nëntor, ai së bashku me dy të tjerë, një shtetas shqiptar dhe një grek, kishin organizuar transportin e një sasie prej 66 kg marijuanë, e cila u kap nga policia në Janinë.
Polcicia arrestoi një 35-vjeçar shqiptar dhe një 41-vjeçar grek dhe shpalli në kërkim shqiptarin tjetër, i cili u arrestua sot.



