Kryen vjedhje në pesë banesa, arrestohen dy persona në Divjakë

Kryen vjedhje në pesë banesa, arrestohen dy persona në Divjakë

Janë identifikuar dhe arrestuar dy persona, të cilët janë autorë të vjedhjeve në 5 banesa të ndryshme në fshatin Shën e Premte të Divjakës.

Në pranga ranë A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, pas kallëzimit të një 81-vjeçareje, se dy persona i kishin grabitur me dhunë bizhuteritë e floririt në banesë.

NJOFTIMI 

Divjakë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Repeat”, për zbardhjen e vjedhjeve të kryera gjatë 2 javëve të fundit, në 5 banesa të ndryshme në fshatin Shën e Premte, Divjakë.
I vodhën me dhunë, një shtetaseje të moshuar, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara. 
Sekuestrohen bizhuteritë e floririt, pajisje elektroshtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura nga këta shtetas.
Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 81-vjeçareje, se 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, bizhuteritë e floririt që kishte në banesë, në fshatin Shën e Premte, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. B., 25 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Shën e Premte.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 javëve të fundit, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pije alkoolike, në 4 banesa të tjera, në të njëjtin fshat, pronarët e të cilave aktualisht janë jashtë shtetit.
Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta 2 shtetas.    
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy