
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 32 vdekje si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë regjistruar edhe 1612 raste pozitive.
Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 13.953 mostrave të dyshimta për Sars COV-2.
Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2 mijë 460 persona.
Raste aktive me COVID-19 në Kosovë janë 26 mijë 524.
Numri total i rasteve të konfirmuar është 146 mijë 880 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2 mijë e 525 persona.



